Është shansi juaj I fundit që të mund të provoni 5 trende fantastike makijazhi të këtij viti që po lëmë pas. Patrick Ta I cili punon me Emily Ratajkoëski, Bella Hadid, Camilla Cabello na sugjeron 5 trende makijazhi që duhet ti provojmë me patjetër.
Ngjyra vjollcë
Ngjyra vjollcë ishte ngjyra e vitit 2018 sipas Pantone dhe Ta sigurisht parashikoi që do të ishte një ngjyrë e suksesshme në 2018-ën. Nëse nuk jeni akoma të bindur për këtë ngjyrë hidhni sytë njëherë nga Rihanna dhe kompania e saj Fenty Beauty për pak frymëzim.
Pak është shumë
Është koha të lini pas konturet dhe të keni një pamje më natyrale.
Shkëlqeni
Një lëkurë që shkëlqen dhe e shëndetshme është e duhura në vend të një lëkure me konture. Është koha të filloni trajtimin e fytyrave me maska të ndryshme që të jetë edhe më e shëndetshme.
Shpërthim ngjyrash
Siç është thënë edhe më parë ngjyrat e shndritshme janë një trend goxha I madh dhe shumë I guximshëm. Mënyra e duhur për ta përdorur është duke I përdorur ngjyrat në një mënyrë të pastër si në vitet ’80.
Vendosni pak shkëlqim
Përdorni një shkëlqyes buzësh për ti dhënë pamjes tuaj një shkëlqim rinor dhe natyral.
Burimi/ELLE