KreuStil Jetese

Disa nga shenjat shqetësuese që tregojnë se nuk po konsumoni aq ujë sa duhet!

Dhimbje koke
Dhimbja e shpeshtë e kokës është një tregues se keni nevojë që të konsumoni ujë.

Humbje përqëndrimi
Dehidratimi bën që të humbasim përqëndrimin dhe të harrojmë gjërat shpesh.

Konstipacion
Kjo ndodh kur humbisni shumë lëngje.

Nevojë për ushqim herë pas here
Sa herë që keni neps për të ngrënë pini një gotë ujë para se të hani pasi kur jeni keni neps për të ngrënë në fakt jeni të etur për ujë.

Urinim i reduktuar
Përmes urinës ne nxjerrim jashtë trupit helmet prandaj nëse nuk urinojmë 4- 7 herë në ditë kjo mund të jetë e rrezikshme.

Lodhje e tèpërt
Nëse ndiheni jashtëzakonisht të lodhur kjo mund të ndodhë edhe si pasojë e dehidratimit.

Dhimbje muskujsh dhe nyjesh
Uji është shumë i rëndësishëm pë nyjet dhe muskujt pasi ato përbëhen prej rreth 80% ujë dhe prandaj dehidratimi shkakton dhimbje në muskuj dhe nyje.

Lëkurë dhe buzë të thata
Lëkura e thatë është një tjetër tregues se kemi nevojë të konsumojmë më tepër ujë. Duke qenë se lëkura është organi më i madh i njeriut ajo ka nevojë për shumë ujë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF