KreuCelebrity

Në një fjalim prekës Ariana Grande flet për vitin më të mirë dhe më të keq të karrierrës së saj!

Për Ariana Granden, hitet vetëm shtohen. “Dua të them se më duket interesant fakti se ky ka qenë një ndër vitet më të mirë të karrierrës time dhe më I keqi në jetën private,” tha këngëtarja në eventin Billboard, Music Event ditën e enjte mbrëma kur pranoi çmimin Gruaja e Vitit nga Patti LaBelle. Grande përdori këtë mundësi për të folur rreth pasojave që I la viti që la pas- në të cilin ish-I dashuri  I saj Mac Miller humbi jetën si pasojë e një mbidoze dhe përfundimit të fejesës së saj me komedianin Pete Davidson, i cili që prej ndarjes është bulluar online nga fansat e Arianas- te ajo.

“Nuk po e them këtë për simpati. Po them thjesht se mendoj se shumë njerëz do e shihnin dikë në pozicionin tim tani dhe do të thonin, ‘Ajo është shumë në rregull apo jo,’ e dini. “Ajo I ka të gjitha. Po I kam por përsa I përket jetës sime personale  nuk e kam fare idenë se çfarë po bëj. Kështu që po, është një situatë shumë konfliktuese.Dua thjesht të them se nëse dikush atje nuk e ka idenë se çfarë do I sjellë jeta më vonë dijeni se nuk jeni të vetëm. Po pres dhe do të pranoj çdo gjë që jeta do më sjellë.”

Burimi/Vogue

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF