KreuStil Jetese

Nuk u kualifikua në finale, këngëtari i njohur shpërthen KUNDËR Këngës Magjike!

Pak orë pas përfundimit të festivalit, përsëritet sërish historia lidhur me pakënaqësitë e artistëve kundrejt formulës së votimit. Ai që ka reaguar i pari ashpër ka qenë këngëtari i njohur Kastro Zizo i mbetur jashtë finales së këtij vitin, i cili në rrjetet e tij sociale ka shprehur indinjatën ndaj festivalit dhe kolegëve.


E para si çdo artist do doja shume te isha ne finale sepse pervec 20 vjetorit fundja per vlersim-rrjedhimisht dhe çmim shkojme, e dyta pasi pash finalen jam shume me i lumtur qe nuk isha pjese e nje farse, hipokrizie dhe pseudo lumturie ne syte e disave!”, shkruan Kastro i cili pranon se edhe është bërë pjesë e kësaj hipokrizie e tregues për këtë janë pikët e tij të votimit.

Une i pari jam hipokriti me i madh, mjafton te shihni fleten time te votimit dhe 70% e atyre qe kam dhene pike ose me ngjajne medioker ose si kam degjuar fare! Pse kam votuar ashtu pra?! Per te qene dhe une si gjithe te tjeret, pa fjale dhe “probleme”, i rregullt me sistemin…nje prerje si ai 70%-ndesh, pantallonat dhe xhupin njesoj, ushqimin dhe mendimet njesoj, muziken dhe tingujt njesoj…vetem se njesoj nga larg, nga lindja e larget!”

Por ajo që ka nervozuar edhe më Kastron kanë qenë këngëtarë dhe vlerësimet që ata kanë bërë për këngën e tij “Sonata e Gjumit”, që mbeti jashtë finales.

Kalojme aty ku eshte thelbi: KENGETARET. Me vjen te qaj, plas, vuaj, shperthej, renkoj etj etj kur pash nje garrumbull “talentesh” te rinj qe vlersonin me 0 pike mua apo disa te tjere qe kane nje jete ne skene. Ca piçiveler te rritur me margarine industriale dhe tinguj te huazuar nga Kazaket e mjere zbritur rishtazi ne Bullgari e vende sllave…keta “te rinj” “talenter” qe japin ment dhe vlersime, keta! Jo te gjithe, kuptohemi…”, vijon këngëtari.

Vet ai i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes se kur e dinte formulën e festivalit atëherë pse morri pjesë duke thënë “morra sepse here pas here dua te jap pak arome “intiligjence” , krenarie dhe ndoshta arome lirie, ajo qe shume aty-dje i mungonte. Por Shqiptaret e kane te veshtire te jetojne te lire, duan satrap mbi koke dhe hudhra me pak raki gardhi nen koke! Sa per “Biget”, “Starat” etj etj qe me votuan si te isha ndo1 kafshe ne zhdukje zbritur nga Kilimanxharo i jap 1 perqafim te madh se shume shpejt do “ngallosemi” me bojra hipokrizie neper ambiente te ndryshme duke u puthur lehhte neper faqe me 2-3 cm distance. Nejse, mend per here tjeter me tha nje mik! “

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF