KreuCelebrity

“Për ty ma”! Ardit Gjebrea përlot shqiptarët me këngën dedikim së ëmës!

Ashtu siç edhe u tha këto ditë, Ardit Gjebrea  kishte një këngë surprizë për në Pallatin e Kongreseve! “Kur them ajo” ishte kënga që e riktheu Gjebrean edhe një herë tek kënga; por përveç dëshirës që shqiptarët kanë gjithmonë për ta parë Arditin si këngëtar; kësaj here emocionet ishin përtej gjithçkaje pasi bëhej fjalë për një dedikim kushtuar nënës së ndjerë të Ardit Gjebreas.

“Kur humb dikë të shtrenjtë është vështirë t’i fshish emrin dhe të thuash, ajo. Për ty ma!”; u shreh Gjebrea pa mundur të mbajë lotët!

Dedikimi prekës i Gjebreas u shoqërua gjithashtu edhe nga tenori Sajmir Pirgu i cili u shfaq gjatë këngës krejt papritur nga publiku. “Kur them ajo” me siguri do të shërbejë si dedikim për këdo që ka humbur një njeri të dashur!

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF