KreuStil Jetese

Rrëmbeu çmimin e parë, ja çfarë thotë Aurela Gaçe e vendit të 2-të për Florin

Flori Mumajesi ia doli të triumfojë duke fituar vendin e parë në festivalin “Kënga Magjike 2018”. Ndërkaq fituesja e vendit të dytë, këngëtarja Aurela Gaçe ka thënë edhe mendimin e saj për muzikantin e njohur.

Përmes një fotoje të Florit publikuar në Instagramin e saj pak orë më parë, Gaçe shkruan se sipas saj ai është “i lindur me yll në ballë”, duke mos nguruar të vlerësoj punën e yllit të “Plas” në këtë festival.

Aurela Gaçe dhe Eli Fara konkurruan në këtë edicion të festivalit me këngën “Zemra rratatata” duke fituar vendin e dytë si dhe çmimin si “Kënga HIT” e këtij edicioni të 20-të.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF