KreuStil Jetese

Në gjurmët e prindërve! Vajza e Albanit dhe Miriamit një artiste e lindur

Ameli është vetëm 3 vjeç por duket se genet e trashëguara nga prindërit muzikantë mbizotërojnë tek ajo. Vogëlushja e çiftit të këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, në një foto të publikuara nga e ëma shihet e ulur në pianon e shtëpisë së çiftit në Gjermani teksa siç shkruan Miriami “po mëson këngët për Krishtlindjet”.

 

 

Duke mesuar kenget per Krishtlindjet ?? @albanskenderaj Po te presim me mall ❤️

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Miriam Cani dhe Ameli kanë udhëtuar së fundmi drejt Heidelberg- Gjermani ndërsa Albani ndodhej këto ditë me koncert në ShBA dhe pritet t’i bashkohet atyre këto ditë. “@albanskenderaj Po të presim me mall”, shkruan këngëtarja nën foton e ëmbël të së bijës.

Nuk dihet nëse çifti i këngëtarëve do t’i kalojnë festat në Gjermani, ku Miriami ka jetuar e ka ndërtuar edhe karrierën muzikore, dhe ku gjithashtu jeton edhe familja e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF