KreuFashion

Produkti që përdorim dhe ne në fytyrë, Lori Hoxhës ia ka ndaluar dermatologia

Lori Hoxha ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video të sajën tutorial, në të cilën tregon për të gjithë ndjekësit make up-in që ajo përdor në përditshmëri.

Gjithmonë e kuruar dhe një adhuruese e kozmetikës, trashëgimtarja e Top Channel, ka rrëfyer se ajo prej 5 vitesh e realizon vet make up-in e saj dhe se kjo aftësi ka ardhur duke u përmirësuar me kohën. Jo vetëm kaq, por 25-vjeçarja ka zbuluar se hilet e saj të make up-in dhe duke ditur se çfarë i shkon fytyrës së saj, kanë bërë që me kalimin e viteve ajo të duket ndryshe në fotografi, pasi ndryshimi krahas ndërhyrjeve estetike, ka ardhur edhe për shkak të trukeve që ajo përdor për buzë më të plota e fytyrë më të strukturuar.

Ndër të tjera Lori ka zbuluar se ka një produkt kozmetik që asaj ia ka ndaluar dermatologu për shkak se i shkakton akne (puçra) duke qenë se fytyra e saj dikur ka vuajtur nga aknet dhe është e predispozuar për t’i pasur ato. Bëhet fjalë për fondotintën (pudrën), një produkt që e përdor shumica e vazjave, të cilën ajo përpiqet ta evitojë sa më shumë, por kur zgjedh ta vendosë kujdeset me zonat që zgjedh ta aplikojë.

Ndër sekretet e saj të make up-it ajo ka zbuluar se pëlqen tonet natyrale për sytë dhe se përdor gjithmonë beauty blender për vendosjen e make up-it dhe nuk pëlqen e madje e quan të çuditshme përhapjen e produkteve me anë të duarve.

MË POSHTË VIDEO E MAKE UP TUTORIAL

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF