KreuCelebrity

Ronela Hajati: Robert Aliaj ta recitojë në ndonjë kongres atë këngë!

Pas përfundimit të Kënga Magjike, tradita është që finalistët mblidhen në “E diela shqiptare” ku komentohen këngët fituese, ata që mbesin jashtë finales apo edhe pikët që artistët i kanë dhënë njëri tjetrit! Një ndër këngëtarët që mbetën jashtë finales këtë edicion ishte Robert Aliaj i cili konkurroi me “Ah ku më hodhi Zoti” një përshtatje e poezisë “ Anës Lumenjve” e Fan Nolit, me aktualitetin e sotëm. Por kënga e Aliaj nuk mori pikët e mjaftueshme për t’u kualifikuar për në finale.

Ronela Hajati u shpreh të dielën në “E diela shqiptare” se “Ah ku më hodhi Zoti” nuk është këngë por recitim, e sipas saj Aliaj mund të shkojë vetëm në ndonjë kongres me atë kēngë e jo në Kēnga Magjike. Por Hajati hasi në kundërshtime nga koleget Aurela Gaçe dhe Robena Dilo të cilat mendojnë se kënga e Robertit dhe mesazhi që përcjell është ndër më të bukurat e këtij edicioni.

Megjithatë Ronela tha se Roberti mund të ishte ndoshta si numër pērshëndetës, por kurrsesi si konkurent me atë kēngë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF