KreuStil Jetese

“The Voice Kids” me një trajnere të re! Ja kush ulet në karrigen e jurisë

Një emër i njohur i muzikës do t’i bashkohet jurisë së “The Voice Kids”. Është fjala për këngëtaren Jessie J e cila është konfirmuar si anëtarja më e re e jurisë së talent show-t edicioni britanik, e që do t’i bashkohet kështu Will.i.m, Danny Jones dhe Pixie Lott.

30-vjeçarja nuk është e panjohur në të tilla reality show duke qenë se më herët ka qenë në jurinë e “The Voice” UK (Mbretëria e Bashkuar) dhe në “The Voice” Australia në edicionin e katërt ku ishte trajnerja që çoi drejt fitores edhe Ellie Drennan.

Duke folur për këtë eksperiencë në “The Voice Kids” ylli i “The Price Tag” tha: “Unë i dua fëmijët, e dashuroj muzikën dhe dua të ndaj gjithçka di rreth të kënduarit dhe të performuarit”.


Will.i.am, Danny Jones dhe Pixie Lott

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF