KreuArt

“Streha mes reve” nga regjisori Robert Budina premierë në kinematë e Tiranës

Filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina do të vijë premierë më 13 dhjetor në të gjitha kinematë e Tiranës, për një publik të ftuar. Sa i përket pubikut të gjerë do të kenë mundësi ta ndjekin “Streha mes reve” prej 14 dhjetorit në të gjitha kinematë e Tiranës. “Streha mes reve” ndër të tjera trajton mënyrën sesi bashkëjetesa dhe harmonia fetare dhe marrëdhëniet familjare zhvillohen në kohë dhe sesi zbërthehet marrëdhënia e individit në familje.

Filmi me protagonist aktorin shqiptar me famë botërore Arben Bajraktaraj (role në filmat “Taken”, “Harry Potter” dhe “Deathly Halloës”) në rolin e Besnikut- një bari që vuan nga një çregullim mendor që kujdeset për babain e tij- një ish komunist- në një fshat malor në veri të ShqipërisëNgjarjet zhvillohen në Valbonë- Shqipëri ndërsa filmi është një krijim shqiptaro-gjerman në bashkëpunim edhe me producenten shqiptare Sabina Kodra, rumunin Cristian Nicolescu dhe emra të tjerë të njohur të kinematografisë dhe filmit. Kasti i aktorëve përbëhet nga Arben Bajraktaraj, Bruno Shllaku, Esela Pysqyli, Irena Cahani, Osman Ahmeti, etj.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF