KreuStil Jetese

8 aplikacionet e produktivitetit që do e bëjnë jetën tuaj më të lehtë!

Mes miqve, punës, lidhjeve romantike dhe përkujdesjes së shëndetit dhe shtëpisë tonë mun dtë duket e pamundur që t’I balancosh të gjitha. Ndërsa viti I ri po afrohet mund ti bëni vetes tuaj një nder duke e bërë jetën akom amë të lehtë duke shkarkuar këto aplikacione oragizuese për të patur një vit më pak stresuar.

Stylebook

Ky aplikacion është një dollap virtual që ju ndihmon të pregatisni rrobat që do të vishni ditën tjetër apo në këtë rast edhe për gjithë muajin më parë. Mjafton të ngarkoni fotot e veshjeve tuaja dhe aksesorëve për të planifikuar më pas garderobën tuaj virtuale.

Pocket

Në vend që të hapni 50 dritare në kompjuterin tuaj dhe të lutein që të mos ngecë mjafton të shkarkoni Pocket I cili bën të mundur që të ruani të gjithë artikujt tuaj të preferuar, videot apo këngët në të njëjtin vend dhe punon shumë shpejt.

Mint

Rregulloni financat tuaja më Mint. Ky aplikacion që ju ndihmon të kurseni, çdo muaj ju njofton nëse keni shpenzuar më shumë para se sa duhet dhe e kategorizon buxhetin tuaj në gjëra si ushqim dhe rroba.

Paprika

Paprika do të organizojë të gjitha recetat tuaja të preferuara në kategori dhe nën-kategori. Krijoni menu dhe plane të vakteve drejtëpërsëdrejti nga aplikacioni dhe kur të jetë koha që të shkoni për Pazar zgjidhni një nga recetat dhe paprika do të shtojë menjëherë përbërësit në listën tuaj.

Wunderlist

Me Wunderlist mund të kujtoni çdo takim që keni apo datë e orar të rëndësishëm.

Gym life

Gym life do t’ju ndihmojë të sfidoni veten tuaj fizikisht duke gjurmuar të gjitha aktivitetet që do të kryeni. Përdoreni këtë aplikacion për të krijuar rutin atë reja që do t’ju ndihmojnë të keni një trup më të shëndetshëm.

Evernote

Personat që janë të fiksuar pas shënimeve do të fiksohen pas këtij aplikacioni me të cilin mund të mbani shënime me zë ose me shkrim.

Trello

Trello do i bëjë aktivitetet më pak stresuese duke u dhënë të gjithëve një vend për të komunikuar dhe për të organizuar të gjitha punët e tyre. Planifikoni me anë të kalendarit javor dhe mujor dhe mund t’I fshini kur të mos ju nevojiten më.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF