Adi Krasta si rrallë më parë, publikon një foto dhe urimin për të ëmën!

Duket se Adi Krasta nuk ka atë marrëdhënien me rrjetet sociale si pjesa më e madhe e njerëzve. Në llogarinë e tij në Instagram moderatori nuk ka asnjë ‘shenjë’ të familjes duke u treguar tejet diskret për të mos i ndarë me publikun pjesarët e familjes; por duket se Krasta sot ka bërë një përjashtim duke thyer rregullat që ai vetë ka vendosur. Nëna tij ka sot ditëlindjen e i biri e ka uruar duke postuar një fotografi të zonjës Krasta.

 

View this post on Instagram

 

Happy Birthday Mom 🤓❤️

A post shared by Adi Krasta (@adi_krasta) on

“Happy birthday Mom”: shkruan Adi nën foto duke uruar thjesht e shkurt të ëmën!

Sa i përket karrierës, Adi Krasta është rikthyer këtë sezon në ekran, pas një shkëputje të gjatë. Moderatori dhe gazetari i njohur është çdo të hënë dhe të martë në News 24 me programin të cilit i ka vënë logon A.

Previous ArticleNext Article