Si fillim ndoshta edhe nuk i vëreni rrobat nga koleksioni i brandit të modës Monse pasi do të jeni shumë të zënë duke vēzhguar qentë e adhurueshëm që bëjnë pjesë në foto. Qentë janë pjesë e e një seance fotografie të realizuar nga Laura Kim dhe Fernando Garcia of Monse.
Për koleksionin e tyre më të fundit, stilistët treguan dashurinë e tyre për kafshët dhe modën duke bërë pjesë të fotove të koleksionit kafshë nga gjashtë streha të ndryshme të kafshëve në New York.
Modelet e veshura me stilin që e dallon këtë brand pozuan me mbi 30 qen të strehave të kafshëve të cilët kishin nevojë për një shtëpi në këtë fushatë.
Tema e qenve ama nuk përfundon këtu: Stilistët po punojnë gjithashtu me një bashkëpunim me Disney ku do të shfaqet miku më i mirë i Mickey Mouse, Pluto në një tjetër koleksion. Ky bashkëpunim pritet të dalë në treg në Maj bashkë me koleksionin para-vjeshtës.
Burimi/Marie Claire