Akuza për ngacmim seksual, Eliza Dushku fiton gjyqin, merr 9.5 milionë dollarë dëmshpërblim!

Në Shtetet e Bashkuara, ndjeshmëria ndaj rasteve të tilla është maksimale, ndaj nuk është cudi qe Eliza Dushku arriti ta fitojë gjyqin ndaj Michael Weatherly për ngacmim seksual, dhe të sigurojë edhe një dëmshpërblim marramendës: 9,5 milionë dollare do të marrë aktorja me origjinë shqiptare.

Shuma u vendos me marrëveshje, pasi televizioni CBS negocjoi me aktoren, duke i bërë pagesën që do të merrte për serialet në katër sezone. Weatherly kishte bërë disa herë komente me sfond seksual në drejtim të saj, e kishte folur edhe për përdhunim në sy të personave të tjerë në sheshxhirim, madje e kishte ngacmuar edhe për një takim intim me të dhe një aktor tjetër njëkohësisht.

Sipas avokatëve, ankesat e Dushkut nxirrnin në pah probleme të rënda për dinjitetin femëror dhe bullizmin.

Previous ArticleNext Article