KreuCelebrity

Dy fëmijë brenda një viti, Iva Mera rrëfen vështirësitë e mëmësisë

 

Ajo është bërë bënë e dy djemve brenda vetëm një viti. Iva Mera ishte e ftuar pasditën e së enjtes në programin “Ftesë në 5” ku rrëfeu vështirësitë e mëmësisë si nënë e dy fëmijëve brenda një kohe kaq të shkurtër.

Artur është djali madh 14 muajsh i moderatores, ndërsa djali i vogël Amar është vetëm 2 muajsh. Përballë Bietës, Iva tregoi se të dy djemtë i ka lindur nëpërmjet operacionit cezarian e sigurisht koha e shkurtër brenda dy operacioneve ka bërë që për nënën e re rekuperimi të ishte i vështirë. Mera pranoi se me ardhjen e djemve në jetën e saj sigurisht që jeta tashmë ka marrë një tjetër rrjedhë, dhe në këtë fazë ajo nuk mund të ecë me ritmet e dikurshme.

“Mendoj se nuk ka të bëjë nëse ke ndihmë apo jo, por vetë ndërgjegja dhe përgjegjësia si nënë nuk të lë të rrish shumë orë larg fëmijëve.

Sa i përket karrierës Iva Mera do të rikthehet shumë shpejt në ekran me programin e saj “Më i miri në vend”, pas dy sezonesh të suksesshme, kësaj here programi do të ketë në vëmendje sektorin e shërbimit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF