E jashtëzakonshme Ermonela Jaho; triumf për divën tonë në Operën e Bastijës!!!

Ermonela Jaho shkëlqeu në Traviatën e Verdit, duke elektrizuar Operën e Bastijës e duke marrë nga shtypi vendas vlerësimet më të mëdha!  Ajo e mishëron aq mirë personalizhin e Violetës sa mund të thuhet se së bashku me Madame Butterfly, janë absolutisht të preferuarit e saj. Një triumf shpërthyes të cilin  e ndau edhe me dy kolegët e skenës: Charles Castronovo dhe Ludovic Tézier.

Në formë të jashtëzakonshme edhe orchestra dhe kori i Operës nën dirizhimin e Karel Mark Chicon. Por ishte Violeta ajo që rrëmbeu më së shumti zemrat e publikut; një interpetim I shkëlqyer si fizikisht, ashtu edhe vokalisht.

Zëri i Ermonelës pershkruhet si një përzierje force dhe brishtësie që ka magjepsur të pranishmit; një interpretim që sic thotë shtypi frabncez, do t`i bente dhe gurët të qanin!!!



Previous ArticleNext Article