KreuArt

Foto/ Filmi “Streha mes reve” mban premierën në Tiranë

Filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina mbërriti në Tiranë dhe mbrëmjen e 13 dhjetor mbajti edhe premierën për një publik të zgjedhur. Sa i përket publikut të gjerë do të kenë mundësi ta ndjekin “Streha mes reve” prej 14 dhjetorit në të gjitha kinematë e Tiranës. “Streha mes reve” ndër të tjera trajton mënyrën sesi bashkëjetesa dhe harmonia fetare dhe marrëdhëniet familjare zhvillohen në kohë dhe sesi zbërthehet marrëdhënia e individit në familje.

Filmi me protagonist aktorin shqiptar me famë botërore Arben Bajraktaraj (role në filmat “Taken”, “Harry Potter” dhe “Deathly Hallows”) në rolin e Besnikut- një bari që vuan nga një çregullim mendor që kujdeset për babain e tij- një ish komunist- në një fshat malor në veri të Shqipërisë. Ngjarjet zhvillohen në Valbonë- Shqipëri ndërsa filmi është një krijim shqiptaro-gjerman në bashkëpunim edhe me producenten shqiptare Sabina Kodra, rumunin Cristian Nicolescu dhe emra të tjerë të njohur të kinematografisë dhe filmit. Kasti i aktorëve përbëhet nga Arben Bajraktaraj, Bruno Shllaku, Esela Pysqyli, Irena Cahani, Osman Ahmeti, etj.

JA FOTOT NGA EVENTI


Robert Budina, Sabina Kodra

Robert Budina,  Esela Pysqyli, Eglantina Cenomeri

Bruno Shllaku

Arben Bajraktaraj


Suela Bako


Suela Bako, Jonida Shehu

Ema Andrea

Alesia Xhemalaj
Fjodora Fjora, Arben Bajraktaraj

Fjodora Fjora

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF