KreuCelebrity

Si e shkeli traditën mbretërore Princesha Diana me lindjen e Princit William?

Diana dhe Charles u martuan në Korrik të 1982-shit në Katedralen e St Paul dhe vetëm një vit më vonë erdhi në jetë djali I saj I parë William. Edhe pse më vonë ajo fitoi titullin si një person që thyente rregullat mbretërore, protokollin e parë e shkeli me lindjen e Princit William. Sipas librit “The Making of a Royal Romance “ në 2011-ën nga ekspertja Katie Nicholl, vendimi I Dianës për të lindur në një spital dhe jo në Buckingham Palace “rishkroi historinë” pasi gjenerata para William ashtu si edhe babai I tij Princi Charles kanë lindur në Belgian Suite në Buckingham Palace por Diana ashtu si e zbuloi edhe familja mbretërore më vonë, dëshironte t’I bënte gjërat ndryshe. duke qenë se ajo kaloi një shtatzani të vështirë ishte e vendosur që të lindte në një spital modern.

Me vendimin e Dianës për prishjen e kësaj tradite të gjitha bebet mbretërore që kanë lindur më pas janë sjellë në jetë në spitalin St Mary.Në 2013-ën kur Kate Middleton dhe Princi William sollën në jetë djalin e tyre George vendosën që ta mirëprisnin atë në të njëjtin vend ku kishte lindur edhe William.

Ndërsa detajet e lindjes së Meghan nuk dihen ende besohet se Dukesha e Sussex dhe Prince Harry do e mirëpresin fëmijën e tyre të parë në Lindo Wing.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF