KreuCelebrity

Armando Sadiku prezanton për herë të parë publikisht të fejuarën!

Një vit më parë ylli i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku u fejua me një vajzë nga Kosova emri i së cilës është Elona. Ndonëse nuk u publikua asnjë foto e çiftit, familjarët e Armandos pranuan se çifti organizoi një festë private për të celebruar fejesën.

 

Sadiku dhe Elona janë njohur nëpërmjet rrjetit social facebook; e mendohet se e fejuara e futbollistit ka qenë një fanse e flaktë e sulmuesit të fushës së blertë. Ndonëse ka kaluar një vit që nga fejesa e çiftit, futbollisti nuk e ka prezantuar publikisht Elonën; ndërsa mbrëmjen e së premtes ai u shfaq dorë për dore me të fejuërën në eventin ODA, në Pallatin Presidencial.

Të veshur chic, ai me kostum; ndërsa ajo me një fustan të zi të cilin e kishte kombinuar me sandale në ngjyrë gold, Armando dhe Elona bënin një çift shumë të bukur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF