KreuCelebrity

Gena i përlotur: Humbja e nënës m’i ka zbehur sukseset e vitit!

Një vit më parë këngëtari i njohur i muzikës live ka humbur nënën e tij. Gena ka kujtuar edhe një herë këtë ndarje të dhimbshme në jetën e tij në programin “Sevenbizz”, ku i përlotur ai ka rrëfyer se të gjitha sukseset që ka patur në karreirën e tij gjatë këtij viti ja ka zbehur mungesa e nënës.

“Kam pasur shumë suksese, shumë fitime, por këtë vit unë humba nënën time dhe kjo gjë mi ka zbehur të gjitha sukseset”: tregoi me lot në sy këngëtari.

Gena Lito vijon karrierën e tij si një prej artistëve më të kërkuar në koncerte të shumta për shqiptarët në Diasporë; e për këtë arsye prej 25 vitesh ai tha se nuk i ka kaluar asnjëherë festat me familjen e tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF