Prada kërkon falje pas akuzave se përdori imazhe raciste në fushatën më të re!

Këtë javë Prada ka kërkuar falje për disa imazhe të publikuara në fushtën e tyre më të fundit. Të enjten avokati Chinyere Ezie shkroi në Facebook, “Nuk para bëj shumë poste publike por tashmë tashmë jam shumë I acaruar. Sot pasi u ktheva në New York pas një vizite emocionale në Muzeun kombëtar Smithsonian të historisë dhe kulturës Afrikane duke përfshirë edhe një ekspozitë mbi fytyrën e zezë, eca para fushatës së Pradas për t’u përballur me të njëjtën situatë raciste dhe denigruese, imazhet e fytyrës së zezë.

Ezie foli edhe se si gjeti brenda në dyqan shembuj të tjerë të imazherive fyese dhe diskutoi për fushatën me një pjestarë të stafit. Në postin në Facebook Ezie u kërkoi njerëzve të tjerë të përfshiheshin dhe të kërkonin heqjen e fotove të kësaj fushate. Pas dy posteve në twitter Prada kërkoi falje për imazhet e përdorura në fushatë dhe premtoi se do të hiqte çdo artikull nga dyqanet.

Previous ArticleNext Article