KreuStil Jetese

Më në fund! Publikohet fotoja familjare e Erion Veliaj me gruan dhe djalin

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj feston sot ditëlindjen e tij. Me këtë rast për të shprehur falenderimet për gjithë urimet e ardhura, Veliaj ka publikuar një foto kaq domethënëse me të birin 2-muajsh Kajan dhe bashkëshorten e tij Ajolën.

 

 

Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë?? E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai ??

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Fotoja e shfaq familjen e re Veliaj në atmosferën e festave duke pozuar përpara pemës së fundvitit, ndërsa Kajan qëndron në kraharorin e të atit. Çifti i njohur është kujdesur që të mos e shfaq fytyrën e vogëlushit, të cilët i dallohen vetëm flokët e gështenjta.

Erion Veliaj sot mbush 39 vjeç dhe është prej vitesh i angazhuar në politikë duke mbajtur poste të larta zyrtare gjatë qeverisjes socialiste. Që prej korrikut të 2015-ës drejton Bashkinë e Tiranës dhe është kryetari i 42-të i zgjedhur në këtë post. Veliaj është i martuar që prej 6 shtatorit 2014 me juristen Ajola Xoxa pas një lidhjeje disavjeçare, ndërsa janë bërë prindër për herë të parë në fillim të tetorit të këtij viti.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF