KreuCelebrity

Shpallet Miss Universe 2018; ja pozicioni i Shqipërisë!

Është mbajtur në Bangkok, Tajlandë edicioni i radhës i konkursit të bukurisë “Miss Universe 2018”, ku 94 bukuroshe nga e gjithë bota garuan për kurorën e më të bukurës së Universit. Duket se fatlumja ishte përfaqësuesja e Filipineve e cila arriti të mposhtë 93 vendet e tjera.

Catriona Gray u shpall si më e bukura për garën e vitit 2018.

Një vëmendje të veçantë mori edhe përfaqësuesja e Spanjës, Angela Ponce e cila është transgjinorja e parë në historinë e Miss Universe.

Shqipëria përfaqësohej nga bukuroshja Trejsi Sejdini, e cila pavarësisht se në votimet online ishte një ndër emrat favorite, nuk arriti të kualifikohej në Top 10.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF