Mbretëresha kërkoi të fshihet një foto e Meghanit nga rrjetet sociale, përse? Si kishte dalë Dukesha??

Me kërkesë të sovranes britanike, një foto e Meghan Markle është fshirë nga rrjetet sociale. Përse? Sepse Dukesha e Sussex-it e kishte shkelur edhe një herë protokollin.

Vajzat “mbretërore“ nuk paskan të drejtë të marrin pjesë në evenimente mondane, por Meghani pa e vrarë mendjen aspak për këtë rregull, ishte tek festa e organizuar nga Clare Waight Keller, stilistja që i krijoi fustanin e dasmës. Meghan ka pozuar aty backstage me një fustan Givenchy, ndërsa përkëdhel barkun, dhe fotoja ka përfunduar në Instagramin e miqve që e shkrepën.

Por shumë shpejt, ajo u zhduk nga profilet e tyre dhe kjo, me urdhër të vetë mbretëreshës. Monarkes i është dukur se fotoja ofron një kuadër pak si shumë intim, e përpos të tjerash, është edhe ai manikyri i zi të cilin Pallati Kensington nuk e do aspak!!!

Previous ArticleNext Article