Donald dhe Melania Trump – fotoja zyrtare e festave, cfarë thonë ekspertët e gjuhës së trupit?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe e shoqja, Melania nxorrën foton zyrtare te festave të fundvitit, dhe ekspertët e gjuhës së trupit kanë nxituar ta krahasojnë me atë të vitit që shkoi. Normalisht, si president i Amerikës dhe si Zonja e Parë e saj, Donald ( 72 vjec) dhe Melania ( 48) nxjerrin një kartolinë për Vit të Ri e cila i tregon të dy bashkë; këtë herë ishin përpara bredhit të zbukuruar, vjet përpara derës së Shtëpisë së Bardhë.

Ekspertët thonë se fakti që vjet ishin aq pranë derës tregon se ende ndiheshin si të huaj, dhe gati s`po e besonin që ishin rezidentë aty. Ndërsa tani, pamja është më  e plotë, cka tregon një integrim më të madh. Buzëqeshja e Trumpit ishte si e sforcuar vjet, këtë vit duket më normale  e më pak formale, ndersa shpatullat, më pak të tensionuara. Fakti që janë kapur nga dora tregon vazhdimësinë e marrëdhënies, ndërsa fustani i bardhë  sivjet i Melanias konsiderohet shenjë e një statuti më të ngritur sesa ai i fustanit të vjetshëm të zi të koktejit.

Previous ArticleNext Article