AJA Spa, një copëz Bali në Tiranë

Frymëzuar nga Bali misterioz, AJA SPA është qendra e vetme e cila ju ofron një copëz nga parajsa indoneziane.
Me një ambient ekzotik dhe njëkohësisht relaksues, AJA SPA sjell trajtime të cilat kanë në bazë bukurinë natyrale dhe të kuruar në çdo detaj.

AJA SPA synon të jetë më pranë klientëve të saj duke ofruar shërbimin më të mirë dhe produktet më emergjente në botën e estetikës aziatike.

Krahas produkteve me bazë organike, tek AJA SPA ju pret dhe një staf profesionist, duke krijuar kështu kombinimin e përsosur për të gjithë ata që bëhen pjesë e kësaj eksperience.

  • Vendosje Qerpikësh
    Zgjidhni midis qerpikëve natyralë, klasikë, 2D apo 3D për një shikim marramendës që zgjat 4-5 javë. Rezultat perfekt i krijuar vetëm me fije natyrale mëndafshi nga profesionistja ruse Anna Laska.

 

  • Manikyr & Pedikyr
    Kërkoni një trajtim të shpejtë apo doni të llastoni veten me më të mirën që mund t’ju ofrohet? Tek AJA SPA ju presin trajtimet e duarve dhe këmbëve me produkte organike dhe linjat më të mira si Cnd Shellac apo Vinylux.

  • Trajtime  për  kujdesin e fytyrës
    Falë teknologjisë më të avancuar, AJA SPA ofron trajtime për fytyrën të personalizuara sipas llojit të lëkurës suaj. Por jo vetëm kaq! Falë përdorimit të maskave të ndryshme, lëkura juaj do marrë kujdesin e nevojshëm duke qenë njëkohësisht e shëndetshme.

  • Trajtime për kujdesin e trupit
    Trupi juaj është tempulli juaj, ndaj relaksojeni, tonifikojeni dhe jepini atij butësinë e shkëlqimin e dëshiruar me trajtimet tona.

  • Masazhe
    Që nga masazhet me profesioniste filipineze, tek masazhet kurative apo relax sport e deri tek aromatherapy dhe thai massage (masazh tailandez). Përjetoni qetësinë dhe rikthejini paqen trupit tuaj tek AJA SPA falë shërbimeve unike që ofrojmë.

  • Wax / Depilime

AJA SPA ofron të gjitha llojet e depilimeve. Shijoni komoditetin falë produkteve të përzgjedhura organike dhe stafit tonë profesionist.

Nëse nuk do të doni të largoheni nga këtu, ju kuptojmë fare mirë! 

Previous ArticleNext Article