KreuStil Jetese

Mbretëresha e babit: Si rrallë herë, për ditëlindjen e saj Sokol Balla na prezanton vajzën

E bija feston sot ditëlindjen e saj dhe Sokol Balla ka zgjedhur që përmes disa fjalëve emocionuese dhe fotove të veçanta të thotë disa fjalë të ndjera zemre. Fotot datojnë që nga momenti kur Belen erdhi në jetë e deri më sot që është e rritur.

“Ti je drita e diellit, drita ime e vetme e diellit, ti më bën të lumtur, më bën të qesh, më bën krenar, më bën të qaj. Unë jam babai yt dhe të dua pafundësisht…Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Belen”.

I rezervuar me jëtn e tij private si rrallë herë, gazetari kësaj here ka zgjedhur të zbuloi pak më shumë nga momentet e kaluara me të bijën, dhe siç duket edhe nga fotot momentet me të janë më të bukurat e më të lumturat për Ballën dhe princeshën që llastohet me të atin.

Sokol Balla është babai i dy fëmijëve vajzës Belen dhe djalit Colin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF