Na mungon zëri, fjala, dhe kolla e tij…dedikimi i Anjeza Shahinit është përlotës!!

Këngëtarja me zërin e fuqishëm dhe një modesti të admirueshme, postoi një dedikim mjaft prekës për të atin e saj të ndjerë. Ajo zgjodhi ta kujtojë në këtë mënyrë në 65 vjetorin e lindjes babain e larguar prej kohësh tashmë; koha mund t`I zbusë disa plagë, megjithatë jo ti mbyllë plotësisht.

“Sot babushi do festonte 65-vjetorin dhe me siguri, në këtë orë, ne do ishim mbledhur në tavolinë të gjithë, e do këndonim gjithë natën. Na mungon zëri i tij, fjala e tij e mençur, edhe kolla e tij, që e dëgjonim që kur hynte në shkallë, por nuk na mungon dashuria dhe kujdesi i babushit tonë, sepse e ndjejmë pranë në çdo hap të jetës tonë”,- ka shkruar Anjeza në krah të një fotojë të vjetër të prindërve të saj.

Previous ArticleNext Article