Elita Rudi ka gjetur kohën për të realizuar një sesion pyetje-përgjigjesh me ndjekësit në Instagram duke zbuluar shumë gjëra dhe kuriozitete që nuk i dinim për këtë periudhë të ëmbël pritjeje të moderatores. Ajo ka treguar se shumë shpejt do të zbuloi edhe gjininë e fëmijës që pret me reperin Gjiko ndërsa sa i përket pyetjeve që lidhen me kilogramët e marra në shtatzëninë ëhstë përgjigjur me humor se tashmë nga fundii shtatzënisë nuk guxon as të peshohet.
Por cilat janë 15 gjëra që na zbuloi moderatorja për shtatzëninë e saj:
1- Reagimi i parë kur mori vesh se do bëhej me fëmijë: ka blerë edhe 47 teste të tjera në farmaci paëi nuk i besonte syve nga gëzimi.
2- Fëmija nuk ka ardhur pa planifikim, por ka qenë i shumëpritur për çiftin e shoëbizit sepse siç tregon 25-vjeçarja e vetmja gjë që prisnin ishte që testi të dilte pozitiv.
3- Sa i përket blerjeve për bebin, Elita tregon se i ka përfunduar ato dhe ajo që i ka mbetur është vetëm karroca.
4- Elita nuk konsumon ushqimet që ka pas ngrënë përpara se të mbeste shtatzënë pasi nuk i duron dot madje as nuk mundet t’i shoh.
5- Ushqimet që konsumon më sshumë janë limoni dhe akulli.
6- Nuk e mban mend ekzaktësisht se kur ka dëgjuar lëvizjet e para të bebit por nga shkelmat që i jep dhe aktiviteti brenda barkut të mamit, moderatorja thotë se ëhstë shumë energjik sa e mbyt me shkelma e për nga energjia me siguri i ngjan babi Gjikos.
7- Nuk i ka bërë buzët që do të thotë se fryrja e tyre tahsmë është thjesht çështje hormonesh.
8- Pëlqen më shumë pastat (makaronat) sesa pizza-t
9- Nuk ka frikë nga procesi i lindjes dhe ka vendosur të bëj lindje normale.
10- Shtatzënia nuk e ka penguar aspak për të bërë udhëtime, përkundrazi.
11- Deri më tani nuk ka strija dhe uron që të mos i bëhen deri në fund.
12- Kur të lind bebi në shtëpi do të mbajedhe nënë edhe vjehrrën që ta ndihmojnë nja 1 muaj.
13- Lindja do të ndodh në Kosovë, pasi Elita do që të ketë familjen e saj afër.
14- Sa i përket shtëpisë së re që ka marr çifti i njohur i shoëbizit janë duke u marrë me rregullimin e saj dhe shpresojnë që të mbarojë së shpejti.
15- Pjesa më e vështirë e shtatzëninë është të vesh çizmet.