KreuStil Jetese

Katër hapa të thjeshtë si të organizoni dollapin tuaj!

Sigurohuni që të hiqni të gjitha gjërat që nuk ju nevojiten pasi është e kotë të filloni të organizoni gjëra që nuk ju hyjnë më në punë. Më e mira është që kur të filloni të organizoni dollapin tuaj ti ndani gjërat në ato që do të mbani, ato që do të hidhni dhe ato që do të dhuroni.

Ndajini artikujt sipas ngjashmërisë nëpër grupe. Kjo do të thotë të mbani peshqirët, këllëfët e jastëkëve, peshqirët e plazhit dhe çarçafët sëbashku në një vend. Në këtë mënyrë është më e lehtë që ti ndash hapësirat e dollapit në kategori të ndryshme dhe të mbash një hapësirë funksionale.

 

Ndani në kategori të ndryshme, më saktë në katër kategori: rrobat e fjetjes për të rritur, peshqirë, rrobat e fjetjes së fëmijëve dhe të përziera, ku mund të vendosni  peshqirët e plazhit dhe batanije.

Sigurohuni që të përdorni etiketa me emra që të dish ku i ke vendosur gjërat që të duhen dhe të mos kërkosh në çdo vend të mundshëm për ta gjetur atë që do.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF