KreuStil Jetese

“Ky është koncerti im i fundit”, Alban Skënderaj sapo na theu zemrën!

Ai është një ndër artistët më dashur shqiptar që mbledh mmijëra fansa në çdo koncert që jep, kudo. Por Alban Skënderaj ka vendosur të shkëputet nga koncertet dhe performancat e tij pasi vetëm pak orë më parë ka njoftuar se të shtunën ai do të mbaj koncertin e tij të fundit në Tiranë, ndonëse nuk ka dhënë arsye për këtë shkëputje!

“Kjo do të jetë performanca ime e fundit në Tiranë për një kohë të gjatë”, shkruan artisti vlonjat.

Nuk dihet nëse ky largim nga koncertet lidhet me ndonjë pauzë që Albani ka vendosur të marrë për të krijuar apo thjesht për të qëndruar me familjen e tij, bashkëshorten e tij Miriamin dhe vajzën 2 vjeçare Ameli. Kujtojmë se Miriami dhe vogëlushja Ameli janë larguar prej disa ditësh në Gjermani e siç kanë thënë po presin me mall babi Albanin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF