`U plake pa të dashur, të iku jeta beqare’ : Greta Koçi i përgjigjet fansit!

Greta Koci e ka mbajtur gjithmonë jetën e saj private larg syve të publikut, ose të paktën është përpjekur. Por një nga ndjekësit e saj në Instagram është përpjekur t`i vërë në dukje pikërisht faktit që sipas tij, ajo është vetëm, dhe koha po i kalon.

`U plake pa të dashur, të iku jeta beqare’, i ka shkruar ai. Këngëtarja i përgjigjet: “Së pari, qëllimi i jetës nuk është vetëm për të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës, të kesh sukses dhe të jesh i zoti ti bësh ballë jetës me dinjitet, në mënyrë që ai “Dashuria” kur të vijë tek ty, të të dojë e respektojë me tërë zemrën dhe të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtojë një jetë të bukur dhe të shëndetshme. Të garantoj që ai që do vijë drejt meje nuk do jetë i dashur por do jetë burrë me plot kuptimin e fjalës dhe do jetë njeri me vlera dhe integritet.”-  ka shkruar ajo.

Previous ArticleNext Article