KreuStil Jetese

Luana pret flokët shkurt dhe i shkojnë kaq shumë!

Luana Vjollca mbrëmjen e sotme do të shfaqet në puntatën e radhës të programit “Shiko kush Luan” dhe siç shihet edhe nga videoja lançuese e emisionit do të shfaqet me një look të ri. Ndryshimi i radhës është i dyfishtë në fakt sepse përveçse ka zgjedhur që t’i lyejë flokët në nuancat e grisë, prezantuesja e Top Channel shfaqen me një model të ri, duke i prerë flokët e shkurtra deri te shpatullat.

Modeli ‘bob” është një nga modelet e flokëve më në modë kohëve të fundit dhe duket se i jep pamjes një imazh më rinor e fresh. Nuk dihet nëse ky ndryshim i kësaj here i Luanës është parukia e radhës apo në 27-vjeçarja bjonde ka zgjedhur që ta bëjë vërtetë këtë ndryshim në pamjen e saj, pas kaq shumë vitesh.

Në fakt, këtë sezon të “Shiko kush Luan” është e disata herë që Luana ka ndryshuar look-un e saj, ndoshta si një strategji për rritje audience, një pjesë e mirë e të cilëve i vijnë edhe nga Instagrami.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF