Për ata që janë keq me idetë, ja disa mesazhe fantastike për Vitin e Ri!!!

Viti i Ri po afron shpejt dhe për miqtë e të afërmit që janë larg, mesazhet janë shumë të rëndësishme në momentin e festave, ndaj idetë e reja janë gjithmonë të mirëpritura. Ja disa mesazhe që mund të dërgoni:

– Me shpresën që viti i ri të jetë më i mirë sesa “plakushi“ 2018, të dërgoj një mijë urime të shoqëruara me përqafime dhe nga zemra,  “për shume vjet“ !

– Uroj t`i mendosh me kënaqësi arritjet, me ëmbëlsi momentet më të bukura dhe me shpresë, gjithë ato që ke ndërmend të bësh, gëzuar!!

– Gëzuar e për shumë vjet me shtëpinë plot, me dashuri për të gjithë dhe me gotën gati për trokitur! Gëzuar e për shumë vjet!

– Për shumë vjet e me shëndet! Zoti ju dhëntë nga të gjitha: lumturi, dashuri e fat, bashkë në një vend se duhen!

– Ju rrethofshin vetëm mendime të mira, shëndet dhe fat!! Gëzuar, e paci një Vit të Ri si në përralla!

Previous ArticleNext Article