KreuStil Jetese

U ndan prej tradhëtisë, këngëtarja ia fal partnerit gjithçka?!

Ndarja e tyre ishte një prej ndarjeve të fundit më të bujshme për shkak të tradhëtisë që partneri i bëri këngëtares së njohur Cardi B. Por duket se gjithë tentativat e tij për falje, kujtojmë edhe faljen publike e surprizën në skenën e koncertit, ia kanë vlejtur.

Cardi B dhe partneri i saj këngëtari Offset janë parë teksa bënin pushime bashkë në Puerto Rico së bashku. Ata janë fotografuar teksa shijonin xhiro në det mbi një motor uji, i cili drejtohej nga reperi, e këngëtarja i qëndornte pas. Offset ndau me 10 milionë ndjekësit e tij në Instagram një video ndonëse u mundua të fshehë pamjen e Cardi B, e cila gjithashtu publikoi momente veshur me bikini të bardha, të njëjta me këto që mban veshur në fotot e shkrepura mbi motorin e ujit. Burimet i thanë TMZ se çifti dukej shumë i lumtur duke shijuar këto momente me njëri-tjetrin.

Pavarësisht ndarjes së bujshme të 2 javëve më parë, dyshja thuhet se po planifikon të kalojnë pushimet së bashku, në mënyrë që të jenë të pranishëm në festën e parë të Krishtlindjeve të vajzës së tyre Culture, 5 muajshme. E gjitha ka krijuar një konfuzion tashmë nëse dyshja po mendon të ërë gjithçka pas krahëve, pasi edhe më herët e kanë shprehur keqardhjen për ndarjen e tyre apo e gjitha është në funksion të vogëlushes që kanë bashkë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF