Fansi e akuzon për fotoshop përgjigjja e Khloe Kardashian të lë pa fjalë!

Khloe Kardashian vendosi të postonte një foto të sajën me nënën e saj Kris Jenner dhe poshtë saj një shkroi se sa shumë e vlerëson atë duke thënë, “Ti je një mbretëreshë e cila ka rritur shumë mbretëresha të vogla dhe akoma mundohet të jetë e fortë dhe e mahnitshme ashtu si edhe ti je! Të dua shumë e më shumë çdo ditë deri sat ë kem frymë!”

Por sigurisht që internet është internet dhe disa prej ndjekësve të Khloe vendosën të bënin disa komente të panevojshme dhe të ashpra. Së pari një komentues shkroi: “A do e mbaje llogarinë tënde në instagram nëse të gjitha fotot e tua të edituara do të zhdukeshin përgjithnjë? Hahah.” Përgjigjja e Kloe-s ishte, “Ti do e bëje? Ndonjëherë rri e mendoj pse njerëzit komentojnë nëse nuk I shtojnë ndonjë vlerë jetës së tjetrit? Ndoshta jam thjesht ndryshe….. por nuk më intereson të qenurit negative ose agresive. Bota jonë është mjaft helmuese edhe kaq sa është. Është e trishtueshme që njerëzit kritikojnë diçka si një aplikacion editimi. Mos u merrni me të. Thoni diçka të këndshme ose lëreni me kaq. Si të duket kjo e dashur?”

Meqë kjo nuk mjaftoi një tjetër përdorues vendosi t’I kujtonte Khloe-s se ajo kishte një vëlla duke I thënë një njëfarë mënyre se e kishte harruar këtë. Personi komentoi: “Është për të ardhur keq që Rob Kardashian është një pjestar I familjes dhe nuk përmendet kurrë Përgjigjja e Khloe-s? “Vëllai im është bota ime! Ai është padyshim një mbret, është për të ardhur keq që na respekton ne pasi e respektojmë privatësinë e tij. Nuk duhet të komentosh nëse nuk je e informuar rreth familjes time.”

Burimi/Marie Claire

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article