Olta Gixhari: E urrej barazinë gjinore!

Në një kohë kur duket se të gjithë po luftojnë për të arritur barazinë gjinore, duket se Olta Gixhari nuk e sheh aspak kështu! Sipas aktores simpatike termin “barazi gjinore” vajzat në Shqipëri e përdorin thjesht teorikisht pasi në të vërtetë femrat veprojnë ndryshe. E ftuar në programin “Thumb” në ABC news Gixhari u shpreh:


“Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore, e urrej barazinë gjinore. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam por ama burrit lekët ja marim, e pyesim sa para ka në bankë. Unë dua një mashkull që të jem e varur prej tij, jo vetëm monetarisht por edhe nga çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër. Sot janë ngatërruar gjërat, po ngatërrohen pozicionet, spo merret vesh kush është femra e kush është mashkulli”

Aktualisht krahas aktrimit në teatër e kinematogafi, Gixhari prej disa muajsh ka ndërmarrë një sipërmarrje si drejtuesja e një agjensie imobiliare.

Previous ArticleNext Article