KreuCelebrity

U mendua se hoqi dorë nga muzika; Alban Skënderaj sqaron deklaratën!

 

Paska qenë një keqkuptim deklarata e kantautorit Alban Skënderaj, kur dy ditë më parë shkroi se më datë 22 dhjetor do të ishte koncerti i fundit që ai do të mbante në Tiranë për një kohë të gjatë. E gjithë kjo u përkthye si largim i këngëtarit shumë të dashur për publikun, nga muzika…por fansa të Albanit, qetësohuni!

Skënderaj pasi pa se deklarata e tij është keqkuptuar, ai menjëherë e ka fshirë postimin dhe është detyruar të sqarojë nëpërmjet një tjetër postimi se nuk bëhet fjalë për largim nga muzika, por ka vendosur që për disa kohë ai nuk do të performojë në lokalet apo ambientet e Tiranës. Ama Albani do të vijojë të këndojë në qytete dhe shtete të tjera.

Sqarimi i plotë i Albanit

Gjithsesi mbetet një lajm jo fort i këndshëm për fansat e Skënderaj që jetojnë në Tiranë, pasi tani do t’u duhet ta ndjekin jashtë kryeqytetit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF