Vila legjendare e Frank Sinatrës del në treg për 12.5 milion $!

Nëse e keni menduar ndonjëherë se ku apo si ka jetuar Frank Sinatra apo se si ishte të merrje pjesë në dasmën e Judy Garland apo të jesh në setin e filmit të njohur Mad Man, Dream Girls apo Californation, pyetjet tuaja tashmë kanë një përgjigjje duke I hedhur një sy vilës madhështore ku Frank Sinatra ka jetuar dikur. Kjo shtëpi ka dalë në shitje këtë javë për shumën 12.5 milion $. Me vendndodhje vetëm 2 minuta nga Hidden Hills shtrihet në një hapsirë prej 1325 akër dhe me pamje panoramike.

Pishina e shtëpisë kryesore

E ndërtuar në 1949 nga arkitekti Amerikan Ëilliam Pereira, kjo shtëpi është konsideruar një nga shtëpitë më të njohura të VIP-ave dhe është një nga katër shtëpitë që Pereira ka disenjuar në të gjithë jetën e tij. Ndërsa Sinatra banoi këtu vetëm për një dekadë, Julie Garland dhe Vicente Minnelli u martuan në këtë pronë në 1945-ën, Marilyn Monroe dikur jetoi në shtëpinë  emiqve dhe kjo shtëpi ka qenë set I shumë filmave të njohur dhe të dashur nga publiku.

Dhoma gjigande e ndenjes e cila ka një pamje madhështore

Kjo pronë përfshin shtëpinë kryesore, shtëpinë e miqve dhe një pishinë- në total shtatë dhoma dhe shtatë banjo. Ka parkim për mbi 100 makina dhe me të gjithë tokën që ka rreth e rrotull janë të mjaftuieshëm për të ndërtuar një shtëpi të re me rrugë tjetër.

Një bar në dhomën e ndenjes

Dhoma e pianos

Një kuzhinë moderne me dalje në kopësht

Një korridor plot dritë ku ekspozohen vepra të mrekullueshme arti

Dhoma e ngrënies në shtëpinë kryesore

Një zonë ndenjje e jashtme

Dhoma kryesore e gjumit

Shtëpia e miqve

 

Burimi/ELLE Decor

Previous ArticleNext Article