KreuCelebrity

Zbulohet gjinia e fëmijës së Elitës dhe Gjikos!

Për pak javë pritjes së ëmbël të moderatores Elita Rudi do t’i vijë fundi, ku ajo dhe bashkëshorti Gjiko do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë. Por do të jetë çikë apo djalë, bebja që është ‘rrugës’.

Burime për Prive kanë treguar se në barkun e mami Elitës po rritet një djalë, ndaj me siguri edhe prindërit në pritje kanë filluar të blejnë veshjet blu. Sakaq çifti ka blerë shtëpinë ku do të jetojnë tashmë si familje, dhe po bëjnë restaurimet e duhura derisa të jetë gati.

Elita dhe Gjiko lidhën kurorë në shtator të këtij viti, ndërkohë që moderatorja bukuroshe ishte disa javëshe shtatzënë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF