KreuFashion

10 filmat më të bukur të modës që nuk janë ‘The Devil Wears Prada!’

Filmat e modës kombinojnë gjërat më të mira të jetës: dramë, romancë dhe rroba të bukura. Kjo është arsyeja se përse e duam por njëkohësisht e kemi frikë të madhen Miranda Priestly ose pse blemë këpucët e para të Manolo Blahniks- falë Carrie Bradshaw. Këta filma ofrojnë dialogjet më të bukur me personazhet më të fortë femëror. Edhe pse The Devil wears Prada dhe Clueless do të jenë gjithnjë filmat klasikë që do të kujtohen gjithnjë, ka edhe filma të tjerë po aq të bukur. Keni nevojë për frymëzim para se të blini trended e reja apo të dejtoheni drejt një evenimenti të rëndësishëm? Ne ju paraqëesim disa filma fantastikë.

Kënga e fundit e Ariana Grandes Thank U Next i kushtoi një homazh këtij filmi që është shumë romantic. Një vajzë e re Jenna Rink dëshiron që të të kalojë direkt nga adoleshenca në një të rritur. Në ditëlindjen e saj të 13-të asaj i plotësohet dëshira dhe zgjohet në moshën 30 vjeçare është kryeredaktore  e një reviste të rëndësishme dhe del me një atlet të famshëm.

Në vend që të shihni përsëri Breakfast at Tiffany’s shikoni këtë film klasik të Audrey Hepburn. Ndërsa në detyrë një fotograf mode Dick Avery takon Jo Stockton një puntore të turpshme biblioteke që I bën një foto pa dashje. Avery mendon se ajo duhet ët bëhet modele; të dy udhëtojnë në Francë dhe një romancë fillon por shumë shpejt fillojnë pengesat.

Duhet ta shihni patjetër këtë film që është  I përbër nga një kast I shkëlqyer aktorësh. Debbie Ocean rekruton një grup vajzash eksperte që të vjedhin varësen prej diamantësh Cartier me një vlerë prej 150 milion dollarësh gjatë spektaklit më të famshëm të modës në botë: Met Gala. A ja arrijnë qëllimit? Nëse keni parë filma të tjerë të ngjashëm përgjigjja është e thjeshtë.

Deri tani me siguri që do e keni parë filmin e famshëm Sex and the City disa herë. Ajo që dua të them është : you Patricia Field, faleminderit. Stilistja legjendare që kujdesej për veshjet e Carrie, Miranda, Samantha dhe Charlotte I ktheu veshjet e këtyre zonjave në trende. Nga fustani I dasmës e deri te këpucët fantastike të Carrie-t në këtë film ka një sërë momentesh glamorize të modës për të shijuar.

Veshjet në këtë film nuk janë thjesht të këndshme, janë të hatashme. Stilistja e veshjeve  Mary Vogt në bashkëpunim me regjizorin Jon M.Chu krijuan disa pamje magjepsëse që nga dasma e Aramintës e deri te fustani blu pastel I Rachel.

Që nga titulli e kupton se ky film është komplet për modën. I bazuar në librin e Sophie Kinsella, ky film flet për një gazetare e cila është e varur pas pazarit saqë përfundon në borxhe. Ndërsa mundohet të fitojë punën e saj të ëndrrave nëpër revistat më prestigjioze ajo pranon një punë në një publikim financiar.

Ky film flet për lidhjen e dy personazheëve kryesorë Andie Anderson dhe Ben Berry të cilët mundohen të bëjnë njëri tjetrin të bien në dashuri dhe kjo falë një basti të Ben dhe një shkrimi reviste të Andie.

Kjo dramë biografike flet për jetën e hershme të stilistes francize Coco Chanel, lidhjes së saj me biznesmenin anglez Arthur Capel dhe fillimin e  karrierrës së saj si kapelebërese.

Kur dëshironi të pushoni transportojeni veten tuaj në atelienë e Dior me dokumentarin Dior and I i cili tregon prapaskenat se çfarë ndodh brenda dyerve të mbyllura të markës së njohur.

Për ju që jeni të interesuar të eksploroni modën në detaje atëherë do e pëlqeni pamasë The True Cost. Ky dokumentar eksploron tema të tilla si kush I realizon veshjet tona, apo cila është kostoja e veshjeve që janë pjesë e dollapit tonë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF