KreuCelebrity

WOW,  Mc Kresha qenka lidhur prej dy vitesh me këngëtaren e njohur shqiptare!

Mc Kresha është një ndër reperat më të mirë që ka Shqipëria, por që jetën private ai ka zgjedhur ta mbajë të tillë, në kuptimin e plotë të fjalës. Pas një marrëdhënie të shkurtër që pati më këngëtaren Rozana Radi, rreth 7 vite më parë reperi i ka mbajtur larg publikut çështjet e zemrës.

Por duket se Kresha qenka i dashuruar  dhe prej dy vitesh po jeton një romancë të bukur me një prej këngëtareve të njohura shqiptare.

Burime për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se këngëtari dhe tekstshkruesi nga Kosova është i lidhur me Evi Reçin. Çifti ka vendosur ta mbajë larg vëmendjes së publikut lidhjen, duke mos dhënë asnjë ‘shenjë jete’ rreth kësaj romance në rrjetet përkatëse sociale.

Të dashuruarve i duhet të jetojnë një lidhje në distancë pasi jetojnë në shtete të ndryshme, Kresha në Kosovë ndërsa Evi në Itali.

Epo, urime dhe urojmë të zgjasë e të jenë të lumtur çifti më i ri shoëbiz-it shqiptar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF