KreuStil Jetese

Në pritjen e dasmës, aktorja indiane ka shkëlqyer e veshur me “Dior”

Ka kaluar një muaj tashmë që kur aktorja Priyanka Chopra dhe partneri i saj lidhën kurorë në një ceremoni martesore spektakulare dhe organizuan disa pritje në disa vende të botës.

Por fotografitë e Priyankas me fustanin që veshi gjatë ceremonisë së dytë të pritjes nuk ishin publikuar më parë derisa stilistja Mimi Cuttrell publikoi dy foto të yllit të filmit me fustanin e saj mahnitës.

Kështu në pritjen që pasoi martesën e çiftit në Pallatin Umaid Bhawan më 2 dhjetor, aktorja ka shkëlqyer e tëra e veshur me një fustan “Dior” ngjyrë të kuqe. Fustani me prerje të ngushtë në pjesën e sipërme dhe me fundin material tyl ajo e kombinoi me një gjerdan të mrekullueshëm në qafë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF