KreuCelebrity

19 bebet VIP që lindën këtë vit!

Nuk e dimë çfarë u kanë kërkuar Babagjyshit vitin e kaluar disa prej emrave të njohur të showbiz-it, por ai ju solli më të shtrenjtën dhuratë, e për ta viti 2018 do të jetë në mos më i bukuri (pasi disa prej tyre kanë edhe një tjetër vit të shtrenjtë), ndër më të bukurit e jetës së tyre me siguri. 2018-ta bujare i bekoi ata me një bebe!

E ku ka DHURATË më të madhe!

Labi dhe Rroa

21 dhjetor 2018 do të mbetet data më e rëndësishme në jetën e moderatorit Labinot Gashi dhe partneres Qëndresa. Çifti mirëpriti në jetën e tyre vajzën e tyre të parë, të cilën e quajtën Rroa, një emër tejet i veçantë dhe i padëgjuar më parë.

Mozzik dhe Hana

Reperi Mozzik u bë baba për herë të parë më 18 dhjetor 2018. Mozzik dhe partnerja Loredana u bënë prindër të një vajze të cilën e quajtën Hana.

Maya dhe Jonis

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore është bërë nënë për herë të parë. Maya dhe bashkëshorti Beni kanë mirëpritur në jetën e tyre djalin të cilin e kanë quajtur Jonis. Ka qenë vetë këngëtarja që na njohu me lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ku shkruan se këto Krishtlindje e gjejnë atë më të lumtur e më të plotësuar se kurrë!

Zaimina dhe Chloe

Nuk mund të kishte fillim viti më të bukur se ai i 2018-ës për bukuroshen Zaimina Vasjari. Më 29 Janar të këtij viti ajo dhe partneri Klodi mirëpritën vogëlushen Chloe, frut i një dashurie shumë vjeçare të çiftit. E vogla që për një muaj bën 1 vjeç, në fotot e postuara nga mami Zaimina është një bukuroshe me sy të kaltër.

Ami dhe Sia

Sia do ta bënte mami Amardën të përjetonte për herë të dytë emocionin e bukur të të bërit mami më 12 mars të 2018-ës. Ndonëse portretin e së voglës mami dhe babi kanë preferuar të mos  e ndajnë me publikun, familja e tyre tashmë prej 4 pjestarësh feston këtë vit Krishtlindjen dhe Vitin e Ri më të plotësuar se kurrë.

Florjana dhe Adia

12 marsi i 2018-ës do të ishte një vit i shenjtë edhe për bukuroshen Florjana Garo, pasi ajo u bë nënë për herë të parë, kur së bashku me partnerin mirëpritën vajzën Adia. Portetin e së voglës mami Floriana ende nuk e ka ndarë me publikun, ama me siguri ajo do të jetë një kukull e bukur.

Valdrini dhe Bella

“E bukura” ose Bella e Valdrin Sahitit erdhi në jetë më 10 prill të këtij viti dhe festat e fundvitit kësaj here me siguri nuk kanë qenë asnjëherë kaq të bukura e kuptimplota për stilistin e njohur dhe bashkëshorten e tij Edita.

Emina dhe Mia Soraya

Një vogëlushe me sy blu do t’i bashkohej familjes së modeles Emina Çunmulaj më 22 maj të kë këtij viti. Mia Soraya do të ishte bekimi i dytë në shtëpinë e Eminës dhe jeta nuk mund të ishte më e bukur se kaq për modelen shqiptare.

Eno dhe Liv

Pas një marrëdhënie disa vjeçare mes Eno Popit dhe partneres Atena, Liv do të vinte në jetë për t’i dhënë edhe më shumë kuptim jetës së prindërve të rinj. 24 maj 2018 me siguri në kalendarin e jetës së familjes së vogël do të jetë data më e ëmbël e më kuptimplota.

Blerina dhe Edeil

Këngëtarja e muzikës live do të bekohej në fillim të kësaj vere me djalin e saj të parë të cilin e pagëzoi me emrin Edeil. Blerina Brraka përjetoi për herë të parë ndjenjën e mëmësisë e sigurisht që viti 2018 do të mbetet më i bukuri i jetës së saj.

Amina Shena  dhe Jetnis Junior

Modelja simpatike Amina Shena dhe reperi Lazy sollën në jetë frutin e dashurisë shumë vjeçare më 14 qershor të këtij viti, vogëlushin të cilin e quajtën Jetnis Junior. Ka vit më të bukur se 2018-ta për çiftin e të rinjve?! Me siguri që jo!

Greisi dhe Emel

Një vajzë e bukur të cilën mami dhe babi e quajtën Emel erdhi në familjen e sipërmarrëses së modelingut Greis Petroviç më 5 korrik 2018. Me një mami të apasionuar pas modelingut dhe fotografisë, Emel do t’i duhet të përgatitet për gjithë setet e fotografive që e presin gjatë jetës, madje disa i ka bërë që tani.

Xhensila dhe Ajka

Pritjes së ëmbël së Xhensila Myrtezaj i erdhi fundi më 12 korrik të këtij viti. Këngëtarja dhe Bes Kallaku mirëpritën në jetën e tyre vogëlushen Ajka. Prindërit e Ajkës janë treguar tejet diskretë duke mos postuar asnjë foto me të voglën, madje duke qenë shumë supersticiozë me siguri nuk do të kemi mundësi edhe për shumë kohë të njihemi me portretin e pjestares së re të familjes Kallaku.

Erla dhe Bind

12 gushti i këtij viti do ta bënte Erla Mëhillin nënë për herë të dytë. Ish-Zëdhënënsja e PD dhe bashkëshorti Keltis Kruja u bënë sërish prindër të një çuni, të cilin e pagëzuan me emrin Bind. Në këtë foto mami Erla është me djalin e madh, pasi të voglin ende nuk e ka publikuar. Tashmë janë dy vite të cilët do të kujtohen përjetësisht në familjen e bukur Kruja 2014-ta kur erdhi në jetë djali i parë Akid dhe 2018-ta e Bindit. Po viti i vajzës kur do jetë?!

Adelina dhe Jon

Krahas komenteve shpesh negative për marrëdhënien me atë që sot është babai i fëmijës, për Adelina Tahirin fund-gushti  i 2018-ës do t’i jepte edhe më shumë kuptim jetës së saj, pasi ajo u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja dhe bashkëshorti Serjozha mirëpritën në jetën e tyre djalin Jon, që në fotot e publikuara nga Adelina në rrjetin social instsgram, I vogli duket se ka marrë shumë nga tiparet e mamit.

Jona  dhe Raiden

Që prej 17 shtatorit të këtij viti ata janë mami dhe babi i Raiden. Në një video të postuar së fundmi në youtube Jona Spahiu rrëfeu se Raiden erdhi në jetë pak më shpejt se ç’e prisnin, e me humor ajo tregoi se qau shumë atë ditë kur i filluan dhimbjet e lindjes, dhe më shumë se dhimbjet arsyeja ishte se bebi e kishte vendosur: do t’i përkiste shenjës së Virgjëreshës, gjë që mamit s’i pëlqente aspak.

Ajola Xoxa dhe Kajan

Pas pesë vitesh martesë çifti Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj u bekuan më 6 tetor të këtij me djalin e tyre të parë Kajan. Është e kotë të themi se festat këtë vit në shtëpinë Veliaj do të jenë më të bukurat që ata kanë patur ndonjëherë. Dhe arseyja dihet; është Kajan!

Iva Mera dhe Amar

Për moderatoren simpatike Babagjyshi është treguar dy vite rresht tejet bujar. Ashtu si në 2017-ën që ai solli një vogëlush në jetën e Ivës, duket se Babagjyshi e kishte ndarë mendjen ta surpizonte sërish bukuroshen e ekranit me një tjetër bebe, edhe kësaj here djalë të cilin ajo e quajti Amar. Në vetëm 1 vit Iva mori dy bekime. E ku ka më bukur!

Vivian dhe Christian

Ndonëse në moshë fare të re, modelja Vivian Canaj u bë nënë për herë të parë më 15 nëntor të këtij viti.  Ajo dhe bashkëshorti mirëpritën bekimin  më të madh të jetës së tyre, për të cilin janë më të lumtur se kurrë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF