Khloe ka nisur të hajë vetë, dhe cfarë ka marrë në dorë, Zaimina na shkriu fare!

Zaimina Vasjari nuk lë rast pa nxjerrë në rrjetet sociale foto e video të së bijës, por këtë radhë, me postimin më të fundit për Khloe-n, na kenaqi fare! Cifti ka ndaluar në Korcë, ku sigurisht, zor se mund të të kalosh pa e provuar pak gatimin për të cilin kjo zonë është shumë e famshme, lakrorin. E bukura është se atë nuk po e  shijonë vetëm dy të rriturit, por edhe Khloe vetë e cila pas disa javësh, do të festojë ditëlindjen e vet të parë!

Zaimina ndërkohë ka hedhur dhe një tjetër foto, që shkaktoi goxha pikëpyetje: aty ajo shihej me partnerin Klodian Asllani, duke luajtur shah dhe e shoqëroi me mesazhin:Ironia e shahut është se mbretëresha ka më shumë pushtet se sa mbreti,”.

E kishte vetëm për lojën, pyesin ndjekësit, apo edhe për familjen?

Previous ArticleNext Article