Deputetja e PS-së, Ardit Gjebrean e paska kushëri të parë!!

Nga mbiemri, sigurisht që mund të shkonte mendja, por Elona Gjebrea paska vërtet lidhje me producentin e njohur, e shumë të afërt madje! Tek “ Rudina“, ajo u rrefye tashmë jo si figurë e politikës. Ish zv/ministrja  e brendshme foli për familjen e saj, dy vajzat binjake por edhe lidhjen me moderatorin aq popullor.

Arditin me të ëmën, Meropin, gjithmonë këndonin në festat familjare, rrëfeu ajo. “Me kushërinjtë kemi qenë shumë të lidhur. Arditin e kam djalë xhaxhai, jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Kur bëheshim bashkë në festa kemi patur avantazhin që ai dhe nëna e tij, teta Meropi e cila ka patur një zë të jashtëzakonshëm, në festa familjare gjithnjë këndonin. Ishte një atmosferë shumë e bukur dhe e ngrohtë. Unë kisha shumë dëshirë të këndoja, por nuk kam pasur zë, stonoja. Edhe tani që jemi rritur e ruajmë miqësinë, përpiqemi të lidhemi me telefon, rrjete sociale, por bëjmë edhe ndonjë surprizë për njëri-tjetrin. Megjithëse larg dhe me impenjime të shumta, arrijmë të ruajmë lidhjen që kemi pasur dikur dhe kjo është një vlerë që duhet ruajtur. – tha deputetja.

Previous ArticleNext Article