KreuStil Jetese

Mirëseerdhe 2019! 4 bebet VIP që do lindin këtë vit!

Sapo kemi hyrë në një vit të ri kalendarik dhe ky vit do të jetë një vit i bekuar e shumë i shënuar për 5 vajzat e njohura shqiotare që momentalisht janë në pritje të ëmbël për t’u bërë nëna. Duke uruar që gjithçka të shkojë mirë, nga sa dihet publikihst 5 bebe VIP do të lindin këtë vit 2019:

1- Djali i Almeda Abazi

Ish-missi i njohur shqiptar që jeton dhe punon dhe jeton në Turqi pritet të sjellë në jetë fëmijën e aj të parë, gjinia e të cilit është zbuluar më herët. Almeda dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan do të bëhen prindër të një djali.

2- Bebi Elita Rudi

Dilema e gjinisë së bebit të moderatores Elita Rudi dhe reperit Gjiko vazhdon ende. Ndonëse burime pranë çiftit konfirmojnë se dyshja pret të bëhet prindër për herë të parë të një djali, deri më tani Elita dhe Gjiko nuk kanë konfirmuar asgjë.

3- Bebi i Diellza Kolgecit

Ish-miss Kosova Diellza Kolgeci është në muajin e katërt të pritjes së ëmbël. 40-vjeçarja ka pohuar se dëshiron që të sjellë në jetë një vajzë, ndonëse gjinia e bebit që pritet të vijë në jetë nga maji i 2019-ës nuk është bërë ende me dije.

4- Bebi i Anjeza Shahinit

Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini është në gjysmën e rrugës së shtatzënisë dhe por shijon dita ditës pritjen e saj të ëmbël. Gjinia e bebit që pritet të vijë në jetë këtë vit nuk dihet ende e madje artistja as që ka preferencë nëse e do vajzë apo djalë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF