KreuStil Jetese

Njihuni me Erën, vajzën kinge të Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit

Era Saraçi është vajza e kompozitorit të njohur shqiptar Shpëtim Saraçi dhe këngëtares Mira Konçi dhe qenka kaq kinge.

Studente në një prej universiteteve të njohura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Era nuk mund të kaloi pa u vënë re në rrjetin social Instagram falë pamjes dhe fotove plot jetë që publikon.

Dikur shfaqej në klipet e mami Mirës, ndërsa sot Era është rritur dhe është bërë një zonjushë bukuroshe që ka jetuar e studiuar në disa vende të botës si Londër, ShBA dhe Kinë, ndërsa ndan me miqtë që e ndjekin edhe foto e momente nga udhëtimet e saj.

Qartazi adhuruese e udhëtimeve, bukuroshja përveç vendeve dhe qyteteve që viziton preferon që shumë detaje të jetës së saj t’i mbajë për vete. Sa i përket jetës personale, kemi mësuar që Era është prej kohësh në një histori dashurie me një djalë shqiptar, dhe përveçse disa postimeve sporatike 24 orëshë në Instagram-story, nuk dimë më shumë.

 

Momentalisht vajza kinge e dy artistëve ndodhet në Tiranë me rastin e festave të fundvitit, dhe e viziton shpesh Shqipërinë në kohë pushimesh.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF