KreuStil Jetese

Nora Istrefi ka ngatërruar profesion! Ja detajet që gjetëm te fotot e saj

Nora Istrefi ka nisur të këndojë që në moshën 18-vjeçare dhe që në daljet e para publike do të spikaste në sytë e publikut shqiptar. Në vitin 2005 ajo lançoi albumin e saj të parë, e deri më sot numëron 4 të tillë e dhjetra hite të suksesshme. Por në të bordo.al mendojmë se këngëtarja 32-vjeçare ka ngatërruar profesion dhe këtë e kuptuam teksa shihnim me vëmendje profilin e saj në Instagram.

Nëse shihni me vëmendje Instagramin e Norë do të kuptoni se ajo fare mirë mund të ishte bërë një blogere e sukssesshme mode dhe për këtë i ka dhënë tashmë provat. E kur themi provat nuk i referohemi vetëm paraqitjeve të saj në klipe apo atyre skenike, ku gjithmonë ka ditur të tërheq vëmendje e të renditet në radhët e vajzat të veshura më bukur, por i referohemi stilit të këngëtare në përditshmëri.

E ndihmuar edhe nga format fizike bombastike, Nora ka ditur të fitojë dhe ta mbajë edhe sot pas lindjes titullin e një prej femrave më seksi të estradës shqiptare e madje edhe ndër vajzat e njohura me më shumë stil.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF